Bislimi pret në takim Kamberin, flasin për pozitën e shqiptarëve në Luginë
Lokale

Bislimi pret në takim Kamberin, flasin për pozitën e shqiptarëve në Luginë

17.Jan.2024 20:20
0

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka pritur sot në takim Shaip Kamberin, deputetin e zgjedhur shqiptar nga Lugina e Preshevës në Kuvendin e Serbisë.

 

Bislimi ka thënë se me deputetin e vetëm shqiptar në parlamentin serb, Shaip Kamberi, kanë diskutuar mbi zhvillimet aktuale me theks të veçantë në pozitën e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

 

“Bashkëpunimi i vazhdueshëm është i rëndësishëm për adresimin e shtypjes e diskriminimit sistematik me të cilin ballafaqohen bashkatdhetarët tanë”, ka shkruar Bislimi në një postim në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.

“Përkushtimi dhe angazhimi i qeverisë vijon të jetë produktiv edhe gjatë këtij viti ku kemi ndarë 3 milionë euro për Luginën, mbështetje financiare kjo më e madhe për 50%, një milion më shumë sesa viti 2023, me qëllim mbështetjen e pakusht në ruajtjen dhe promovimin e identitetit kombëtar, traditave, kulturës e gjuhës”, ka thënë Bislimi.

Shaip Kamberi ka shkruar se bashkëbisedoi për intensifikimin e bashkëpunimit, qasjen programatike dhe përforcimin e mekanizmave të mirësistemuar kundër shtypjes dhe diskriminimit nga Beogradi.

"Përkushtimi dhe angazhimi më produktiv i Zëvendëskryeministrit dhe Qeverisë së Kosovës në realizimin e fondit të rritur këtë vit me 50% është një hap i madh dhe shpresëdhënës drejt arritjes së synimeve tona", shkroi Kamberi.

Në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën më 17 nëntor në Serbi, Kamberi ka fituar edhe një mandat të deputetit në Kuvendin e Serbisë.

 

Mustafi: Shqiptarët e Luginës s’do bëhen asnjëherë pjesë e shërbimit ushtarak të Serbisë
PE debaton për zgjedhjet në Serbi, rezoluta do të miratohet në shkurt
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration