BIPBM Përgëzon strukturat e reja udhëheqëse në Bujanoc në Preshevë
Lokale

BIPBM Përgëzon strukturat e reja udhëheqëse në Bujanoc në Preshevë

18.May.2016 07:42
0
Bashkësia Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, në krye me Myftiun Nexhmedin ef. Saqipi, përgëzon konstituimin e kuvendit komunal në Bujanoc, i dalë nga zgjedhjet e 24 prillit 2016.

“Koalicioni Qeverisës në Bujanoc, në krye me Shaip Kamberin, ish deputet republikan, ish kryetar komune dhe ish veprimtar i shquar i të drejtave të njeriut në Luginë, do të jetë një shembull i mirë i komunikimit me qytetarët, subjektet politike, opozitën, shoqëritë civile, mediat etj. për një pushtet me dinjitet, transparent dhe stabil”, thuhet në kumtesën e lëshuar nga BIPMB.

Të njëjtin përgëzim Myftiu e ka edhe për koalicionin qeverisës në Preshevë, të cilët i dëshiron suksese, në ndarjen e pushtetit dhe strukturimin e kuadrove, të cilat si prioritet të parë duhet të kenë profesionalizmin, madje politikën. 

Sipas të njëjtës kumtesë qytetarët e Luginës, me pedantëri dhe me një kulturë të lartë politike, e dhanë votëbesimin për të zgjedhurit e tyre, të cilët do të angazhohen që me përgjegjësi t’i përfaqësojnë në institucionet komunale dhe shtetërore.

BIPMB vlerëson se qytetarët e Luginës, gjithashtu, presin nga pushtet e reja lokale dhe nga deputeti republikan, angazhim dhe përkushtim maksimal, në shtrimin dhe realizimin e kërkesave të tyre legjitime, për më shumë të drejta në Luginë të Preshevës.

Bashkësia Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, duke i përgëzuar strukturat e reja komunale, kërkon nga ato bashkëpunim dhe bashkëveprim edhe me krerët e opozitës, të cilët duhet të jenë konstruktiv, duke lënë anash inatet, smirën e shantazhet, ndonëse ata kanë të drejtë të hidhërohen, po assesi t’i bllokojnë institucionet e dala nga vota e lirë dhe proceset për një shoqëri të hapur, demokratike e prosperuese./Titulli.com/

E dashura e futbollistit Berat Xhymshitit nga komuna e Bujanocit
Presheva akoma pa qeverisje të re lokale
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration