BIPBM hapë Këshillin e saj në Preshevë
Lokale

BIPBM hapë Këshillin e saj në Preshevë

13.Mar.2014 22:42
0
Kryetar i Bashkësisë Islame të Serbisë (Reis-ul-ulema)  Adem Zilkiq  dhe Myftiu i BIPBM-së Nexhmedin Saqipi, njëherit dhe koordinator për lëndën fetare për Luginë të Preshevës, kanë qëndruar të mërkurën në Preshevë, në hapjen solemne të zyrave të (KBI-së) Këshillit të Bashkësisë Islame për Preshevë Bujanoc  dhe Medvegjë. Në një ceremoni solemne Bashkësia Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (BIPBM), ka hapur zyrën e KBI-së në Preshevë, e cila do të drejtohet nga kryetari Granit Kamberi, me stafin e tij. Siç njofton qendra për informim e BIPMB-së, gjatë kësaj ceremonie, prezantoi Kryetar i Bashkësisë Islame të Serbisë (Reis-ul-ulema) Adem Zilkiq dhe Myftiu i BIPBM-së Nexhmedin Saqipi, njëherit dhe koordinator për lëndën fetare për Luginë të Preshevës. bipbm-2 Hapjen solemne të zyrës e bëri kryetari i  KBI-së në Preshevë, Granit Kamberi, i cili pasi përshëndeti të pranishmit,  fjalën e rastit ia dha  mysafirit  Adem  ef. Zilkiq.  Ai,  me këtë rast tha se ndjehet i nderuar me praninë e tij në hapjen solemne të zyrës së  BIPMB-së në Preshevë. “Qëllimi ynë është që të shihemi më shpesh dhe të jemi më adekuat me mundësitë tona në zgjidhjen  e problemeve për të gjithë besimtarët, por edhe popullatën shqiptare në përgjithësi, dhe kjo zyrë të shërbejë për të mirën e të gjithëve” tha mes tjerash Zilkiq. Myftiu  i BIPMB-së Nexhmedin Saqipi,  fillimisht  falënderoi All-llahun,  i cili ua  mundësoi  hapjen e zyrës në fjalë në mënyrë që besimtarëve islamë t’i krijojmë  kushte për punë, aktivitete dhe unitet, harmoni dhe shumë mundësi dhe kërkesa tjera t’i realizojmë në mënyrë institucionale. “Hapja e zyrës në Komunën e Preshevës dhe ajo në Komunën e Bujanocit janë mundësi e mirë për besimtarët islamë, që problemet e tyre fetare por edhe kombëtare t’i zgjidhin në mënyrë institucionale”, tha Saqipi. Ai, po ashtu foli edhe për lëndën e mësimit fetar Islam në Luginë  “Lënda e mësimit fetarë  në Luginë është në rrugën e duhur, por gjithsesi duhet të punohet edhe më tej në  në këtë drejtim që ta avancojmë edhe më shumë kuadra të reja”, u shpreh Saqipi. bipbm-3 Ndërkohë Kryetar i Bashkësisë Islame të Serbisë (Reis-ul-ulema)Adem Ziliç dhe Myftiu i BIPBM-së Nexhmedin Saqipi, njëherit dhe koordinator për lëndën fetare për Luginë të Preshevës vizituan edhe shkollën fillore “Ibrahim Kelmendi” në Preshevë, ku i priti drejtoresha e shkollës Besa Sahiti me kolegjiumin e saj. Gjithashtu, ata vizituan edhe shkollën fillore “Selami Hallaqi” në Rahovicë, duke vazhduar vizitat në Xhaminë “Ebu Bekër Es-Sidik “ në Preshevë, ndërkohë Reisi Adem Zilkiq, vizitën e tij e përfundoi në RTV “Presheva“, në një emision special për shikuesit e Luginës. /Titulli.com/
Pajaziti trajner i Gjilanit
Medvegja hap fabrikën për prodhimin e peletit (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration