Besimtarët ortodoksë festojnë Krishtlindjet
Besimtarët ortodoksë festojnë sot Lindjen e Krishtit, festën ndër më të rëndësishmet të këtij komuniteti.ÂNjë ditë më herët, besimtarët e fesë ortodokse festuan Buzmin në sheshin Karagjorgje Petroviq në Bujanoc.
Karakteristikë e kësaj feste është se ajo kalohet në shtëpi, me familjen, pas riteve fetare në kishë në mesnatë, kur besohet të ketë qenë koha e lindjes së Krishtit.
Me rastin e Krishtlindjeve, në Serbi, por edhe në vendet në rajon sot është ditë jopune për të gjithë qytetarët, pa dallim feje.
Krishtlindjet ortodokse festohen në të gjitha vendet ku jetojnë pjesëtarët e komunitetit ortodoks. /Titulli.com/