Bërnabiq nuk do të jetë kryeministre e Serbisë, Vuçiqi ia beson një tjetër post të lartë shtetëror
Rajoni dhe Politika

Bërnabiq nuk do të jetë kryeministre e Serbisë, Vuçiqi ia beson një tjetër post të lartë shtetëror

06.Mar.2024 22:13
0

Ana Bërnabiq është kandidate për kryetare të Kuvendit të Serbisë dhe në këtë formë do të largohet nga posti i kryeministres.

 

Kështu është bërë e ditur sot pas mbledhjes së kryesisë së partisë në pushtet, SNS-së, të cilën dikur e ka udhëhequr presidenti aktual serb, Aleksandar Vuçiq.

“Ana Brnabiq është befasia ime më pozitive. Ajo përparoi më së shumti, ajo luftoi aq fuqishëm dhe me guxim”, tha Vuçiq.

 

Ai foli edhe për ish-kryetarin e Kuvendit, Vladimir Orliq, raporton N1.

“Besoj se Orliq do të ketë përgjegjësi të rëndësishme në një vend tjetër”, tha presidenti.

Siç shtoi ai, kryetari aktual i Beogradit, Aleksandar Shapiq, sërish do të jetë kandidat për atë pozitë.

 

Ndryshe, Vuçiq ka bërë të ditur se brenda dhjetë ditëve do të dihet edhe emri i kandidatit për kryeministër të Serbisë.

Frankfurti, qyteti i parë gjerman që zbukurohet për Ramazan
Homazhe në Prekaz – Qytetarë e përfaqësues politikë nderojnë heroizmin e Jasharëve
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration