Bërnabiq kërcënon nga Instagrami: Ne do të luftojmë gjithmonë për popullin tonë (video)
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka dhen një mesazh pas ngjarjeve të së dielës në veri të Kosovës.
Në një video të publikuar në Instagram, Bërnabiq ka mbrojtur presidentin e saj Aleksandër Vuçiq, pasi ua hedhin fajin serbëve të Kosovës për sulmin terroristë në Manastirin e Banjskës në Zveçan.
Bërnabiq ka goditur gazetën serbe “Nova”, e cila ka shkruar se Vuçiqi ja ka hedhur fajin serbëve të Kosovës për sulmin terrorist në Kosovë.
“Është një gënjeshtër monstruoze e publikuar nga e përditshmja “Nova”, në faqen e saj të kopertinës në numrin e nesërm, se Aleksandar Vuçiqi ia ka hedhur të gjithë fajin serbëve në Kosovë e Metohi për gjakderdhjen. Nuk ka njeri në Serbi që të mos ketë dëgjuar qartë që Aleksandar Vuçiq të ketë thënë se ai është fajtori i vetëm, i vetëm dhe ekskluziv për gjakderdhjen në Kosovë e Metohi, Albin Kurti dhe politika e tij”, ka thënë Bërnabiq.
Tutje me tone kërcënuese, Bërnabiq përsërit deklaratën e Vuçiqit se nuk do të njohin kurrë pavarësinë e Kosovës dhe do të luftojnë gjithmonë për vendin dhe popullin e tyre.
“Ne do të luftojmë për vendin tonë dhe do të luftojmë gjithmonë për popullin tonë”, thotë ajo.