Bernabiq i drejtohet Kamberit: Çfarë keni bërë ju për shqiptarët në Bujanoc dhe Preshevë
Mandatarja për formimin e Qeverisë së re të Serbisë, Ana Bernabiq, i tha shefit të grupit parlamentar të pakicës kombëtare shqiptare e boshnjake, Shaip Kamberit se është problem i tij se nuk dëshiron dialog, por se “me dekada e dekada merret me floskula dhe pseudopolitikë, por jo me atë që është e mirë për qytetarët”.
"Për shqiptarët nga jugu i Serbisë më mirë do të ishte që këtu të vazhdojmë të bisedojmë për cilësinë e jetës dhe jo për floskula politke. Të bisedojmë për kohën në të cilën jetojmë, për vitin 2020, dhe jo për të nëntëdhjetat. Për cilësinë e jetës së qytetarëve, dhe jo për luftërat, krimet dhe të kaluarën e të nëntëdhjetave, ka theksuar Bernbiq.
Ajo ka mohuar pohimet e Kamberit se pakicat në Serbi janë të diskriminuara, ndërsa ka shtuar se as ai nuk ka të drejtë që në parlament të diskriminojë cilindo qoftë.
Ju keni zgjedhur të merreni me politikanizëm, sipas Bernabiqit, që t’ia bëjë me dije Kamberit se ai për të është deputet si cilido tjetër, “ndërsa pse flet ashtu për Aleksandar Vuçiqin, është një çështje e veçantë”, për të cilën duhet t’u japë përgjigje bashkëkombësve të vet.
Vuçiq, sipas saj, ka bërë më shumë se kushdo tjetër për pajtimin historik të serbëve e të shqiptarëve.
Bërnabiq ka akuzuar Kamberin se për të më me rëndësi është që në parlament të “pështyjë” Vuçiqin, sesa të thotë se çfarë ka bërë si pët “pajtimin historik”, ndërsa ka hapur dialogun me shqiptarët, për ç’arsye qarqet radikale në Serbi e kanë akuzuar për tradhti.
Çfarë keni bërë ju për shqiptarët në Bujanoc dhe Preshevë, ndërsa me dekada jeni në politikë. Kukatni pa ndërprerë, është shprehur Bernabiq,