Beqiri ftesë publike për procesin paszgjedhorë të KKSH-së
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Galip Beqiri, fton në bashkëbisedim listat që kanë fituar mandate nga zgjedhjet e fundit për Këshillin Kombëtar Shqiptar "Koalicionin për të Drejtat e Shqiptarëve", "Koalicionin e Shqiptarëve të Bashkuar" dhe "Partinë Demokratike "“ Dr.Sc.Nagip Arifi".“Duke u nisur nga rëndësia e veçantë që ka ky institucion për shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe gjetiu në Serbi, duke u nisur se ky institucion duhet të përfaqësojë unitetin e shqiptarëve në Luginë e Preshevës, duke u nisur se ky institucion duhet ndërmarrë vendime me shumicë apsolute si dhe duke u nisur nga rezultatet zgjedhore “Koalicionin për të Drejtat e Shqiptarëve” ka fituar 7 mandate , “Koalicionin e Shqiptarëve të Bashkuar” ka fituar 5 mandate dhe “Partinë Demokratike – Dr.Sc.Nagip Arifi” ka fituar 3 mandate, i ftoj përfaqësuesit e këtyre koalicioneve për të bashkëbiseduar për procesin e paszgjedhor në sëndërtimin dhe funksionalizimin e mandatit të dytë të Këshillit Kombëtar Shqiptar”, tha Beqiri.
Sipas Beqirit kuptimi dhe rëndësia e këtij institucioni është imperativ i kohës, që bashkarishtë të bashkëbisedojmë për procesin paszgjedhor.
“Tejkalimi i sfidave dhe zgjidhja e problemeve që e presin këtë institucion nënkupton se nuk mund të ballafaqohet nga një shumicë thjesht. Prandaj, kërkohet një vendosmëri e përbashkët, jo vetëm për të tejkaluat sfidat paszgjedhore, por edhe në demokracinë e krijimit dhe mbarëvajtjes si institucion të vetëm shqiptarë në Luginën e Preshevës si shembull i ngritjes politike dhe civilizuese për shqiptarët”, thuhet në ftesën publike që ka bërë Galip Beqiri.
Ai ftoi që bashkërisht të bashkëbisedohet për proceset me rëndësi jetike për shqiptarët e Luginës së Preshevës që do t`i paraprijë Këshilli Kombëtar Shqiptar./Titulli.com/