BE me program përkrahje të familjeve në nevojë për konsumimin e energjisë elektrike
Falë ndihmës buxhetore të pakthyeshme të Bashkimit Europian për Republikën e Serbisë, për zbatimin e këtij programi në vitin 2023, janë siguruar deri në 4 miliardë dinarë i cili mbulon mbrojtjen e rreth 190.000 familjeve të konsumatorëve të rrezikuar nga energjia.
Konsumatori i pambrojtur nga energjia është një konsumator i kategorisë familjare ( një ose shumë anëtarësh), i cili në përputhje me kushtet e përcaktuara me ligj dhe Rregullore mund të fitojë statusin e konsumatorit të dëmtuar dhe rrjedhimisht të drejtën e subvencionimit në pagesë mujore për energjinë elektrike, gas natyror ose energji termike , në varësi nga nevojat e kërkuara të amvisërive.
Programi për mbrojtjen e konsumatorëve të rrezikuar nga energjia, përfshirë edhe familjet që janë shfrytëzues të së drejtës së ndihmës sociale në të holla dhe / ose shtesat për fëmijë, shfrytëzues të shtesave për përkujdesjen dhe ndihmën e ndonjë personi tjetër. Personat e kësaj kategorie përfitojnë automatikisht statusin, vetëm nëse paraqesin kërkesë pranë autoritetit përgjegjës për çështjet e mbrojtjes sociale në njësinë e vetëqeverisjes lokale, i cili me Aktvendim vendos për plotësimin e kushteve që amvisëritë të përfitojnë statusin e një familjeje të rrezikuar energjetik.
Është e pamundur të zbatohet programi i mbrojtjes pa përfshirjen e njësive vetëqeverisëse, organi i të cilave është përgjegjës për çështjet e mbrojtjes sociale, të përcaktuara nga plotësimi i kushteve që familja të fitojë statusin e konsumatorit të rrezikuar nga energjia. Të dhënat nga Aktvendimi i statusit të përfituar, vetëqeverisjet lokale ia dërgojnë furnizuesve të energjisë elektrike, të gasit natyrorë, përkatësisht energjisë termike, të cilët këtyre blerësve u zvogëlojnë faturat mujore.
Kthimi i mjeteve në bazë të zvogëlimit të faturave furnizuesit e realizojnë nga buxheti i Republikës së Serbisë, në bazë të kërkesës së paraqitur dhe dokumentacionit të Ministrisë së minierës dhe energjetikës.
(tekst i publikuar nga komuna e Bujanocit)