Bashkia e Tepelenës do të vazhdojë bashkëpunimin kulturor me Bujanocin (foto)
Lokale

Bashkia e Tepelenës do të vazhdojë bashkëpunimin kulturor me Bujanocin (foto)

02.Oct.2016 15:48
0
Përfaqësuesit e shtëpisë së kulturës në Bujanoc së bashku me shoqërinë kulturoro artistike "Zëri i Luginës" qëndruan në qytetin e Tepelenës të cilët prezantuan program kulturor dhe vizituan muzen, kalanë dhe monumente tjera.

Këta u pritën nga kryetari  i bashkisë së Tepelenës,Tërmet Peqi dhe drejtori i palllatit të kulturës Myrdar Jero të cilët shprehën kënaqësië për ardhjen e grupës nga Bujanoci dhe u zotuan se do të thellojnë bashkëpunimet në fushën e kulturës, shkruan Titulli.com

“Kemi organizimet të ndryshme kulturore dhe në të ardhmen do të jeni edhe ju pjesë e agjendës sonë kultuore të festivaleve”, është shprehuir Termet Peqi.

Edhe Jetmir Ismaili, drejtor i shtëpisë së Kulturës falënderoi për mikëpritjen dhe është shprehur se bashkëpunimet kulturore do të vazhdojën në të ardhmen në të mirë të qytetarëve të të dyja vendeve.

Ndërsa grupi i shoqërisë kulturoro artistike “Zëri i Luginës” nga Bujanoci  i  udhëhequr nga Burhan Limani prezantoni  në sheshin e Tepelenës para qytetarëve  një program kulturor me valle dhe këngë dasmash nga rajoni i Luginës së Preshevës dhe të tjera.

Ky takim ishte pjesë e Festivalit Ndërkombëtar “Fest-Argjiro 2016” që ka organizuar bashkia e Gjirokastrës me pjesëmarrës nga vende të ndryshme të rajonit./Titulli.com/

Lopa e Nexhmedin Idrizit, fituese e çmimit kryesor në ekspozitën e kafshëve simentale "Bujanoci 2016"
Lista preliminare e bursave për nxënësit për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (dokument)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration