Bashkëpunimi i Preshevës dhe Zrenjaninit për sistemin GIS
Lokale

Bashkëpunimi i Preshevës dhe Zrenjaninit për sistemin GIS

21.Feb.2016 11:43
0
Delegacioni i Komunës së Preshevës ka qëndruar në Zrenjanin si mysafir i administratës së këtij qyteti. Qëllimi i kësaj vizite ka qenë që anëtarët e delegacionit të Preshevës të njoftohen me shembullin e praksës së mirë në fushën e sistemit gjeografiko-informativ GIS. Vizita është realizuar në kuadër të programit zhvillimor "Progresi Europian", ndërsa përvojat e Zrenjaninit do të inkorporohen në punën e Komunës së Preshevës.

Qyteti i Zrenjaninit ka vendosur GIS-in në praktikë para pesë viteve dhe prej atëherë sistemi është avancuar shumë herë, kështu që sot prezanton ndihmën e konsiderueshme në fushat e ndryshme të urbanizmit, planifikimit, matjes dhe vëzhgimit të terrenit, si dhe informimit të përditshëm.

„Prej fillimit të projektit i cili është implementuar jo vetëm në hapësirat e zonës industriale, GIS-i sot përfshin territorin e tërë qytetit dhe shumë hartave të ndryshme, të qasura edhe për publikun e gjerë në portalin GIS, i cili ndodhet në kuadër të ueb faqes së qytetit të Zrenjaninit. Kolegëve i kemi treguar si punojmë, ndërsa pas vizitës studimore, ata kanë treguar besimin që përvojat e qytetit tonë në zhvillimin e GIS-it në mënyrë të dobishme shërbejnë ashtu që ky projekt të jetësohet në komunën e tyre”, ka thënë koordinatori i qendrës së GIS-it në administratën e qytetit, Miodrag Bogunoviq.

Mjetet për realizimin e Programit sigurohen nga Bashkimi Europian dhe Qeveria e Zvicrës, si dhe Qeveria e Republikës së Serbisë, ndërsa përdoruesve i ofrohet ndihma financiare, teknike dhe këshillëdhënëse.

Programin e realizon Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbime Projektuese (UNOPS) dhe Sektori për Kontraktim dhe Financimin e Programeve nga mjetet e UE-së (CFCU) pranë Ministrisë së Financave të Republikës së Serbisë. /Titulli.com/

Presheva po injorohet nga Qeveria e Serbisë
Dy të arrestuar te "Dheu i Bardhë", kishin dokumente të falsifikuara
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration