Lokale
Banorët mbushin gropat në qendër të Tërnocit (foto)
Edhe pse këtë dimër nuk kishte borë dhe acar në këtë rajon, prapë se prapë kanë filluar të hapen gropat në rrugët kryesore të asfaltuara të vendbanimeve shqiptare e për të cilat po kujdesen vet qytetarët
Një aksion i tillë u morë sot në qendër të fshatit më të madh në Luginë, në Tërnoc të Bujanocit, ku qytetarë me mundësitë të e tyre po mbushin gropat me dhe.
Edhe pse kjo nuk është një zgjidhje afatgjate, të paktën zvogëlon dëmin që mund t’i shkaktohet makinave që e frekuentojë këtë rrugë, e që nuk janë të pakta.
Në fotografitë që janë dërguar nga qytetarët në adresë të portalit informativ Titulli, shohim disa vullnetar tërnocas duke mbushur gropat, të cilët nuk janë punëtorë të ndërmarrjes përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve.
Gropa të përmasave edhe më të mëdha ka edhe në vendbanimet e ndryshme të komunës së Bujanocit./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!