Banorët e Luginës shpeshtojnë vizitat në Gjilan
Lokale

Banorët e Luginës shpeshtojnë vizitat në Gjilan

04.Nov.2013 10:25
0
Qytetarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit sërish po vijnë më shpesh në Gjilan. Taksa e sigurimeve, që ishte e obligueshme për ta tashti është hequr e me heqjen e saj është rritur edhe numri i atyre që vijnë në Kosovë. Sa herë që kthehen në vendlindje, ata mbushin veturat e tyre me mallra nga Kosovë, gjithsesi me ato që janë më të lira në Kosovë se sa në Serbi. Vendosje e taksës, pos banorëve nga Lugina e Preshevës, i kishte goditur shumë edhe tregtarët gjilanas dhe sidomos qendrat e mëdha tregtare, të cilat shtrihen pikërisht skaj dy magjistraleve, asaj për Preshevë dhe tjetrës për Bujanoc. Tashti, kur banorët e Luginës vazhdojnë të udhëtojnë lirshëm, është shtuar edhe shitja nëpër këto qendra, gjë të cilën e pohojnë edhe tregtarët, por që mund të shihet edhe në bazë të tabelave me regjistrime nga qytete të atjeshme, raporton "Zëri". Hevzi Ramadani, nga Muhoci i Bujanocit, i cili ka qenë udhëtar i shpeshtë, thotë se u bë mirë që u hoqën taksat, ngase të gjithë ata që hynë me vetura tashti nuk paguajnë taksa shtesë, biletat e autobusëve gjithsesi se do të shënojnë ulje në çmim, studentët nga Lugina do të paguajnë bileta më të lira e më shpesh do t’i vizitojnë familjet e tyre, kurse është arritur që të kthehet në normalitet komunikimi ndërfamiljar në mes të banorëve këndej e andej kufirit, ngase në Gjilan nuk ka ndonjë familje që nuk ka lidhje familjare me ato nga Lugina e Preshevës. Edhe Kushtrim Kadriu, student, thotë se heqja e taksave në kufi i ka ndihmuar shumë studentëve, duke thënë se ata tashti po udhëtojnë më lirshëm për në Kosovë e anasjelltas, sikurse që ai është shprehur i lumtur se një ngjarje e tillë ka ndodhur pikërisht tashti kur ka filluar viti i ri akademik dhe kur është hapur Universiteti Publik i Gjilanit, në të cilin studiojnë shumë studentë nga komunat Preshevë, Medvegjë e Bujanoc. Në kufirin që ndan shqiptarët, në zonën neutrale, te “Dheu i Bardhë” e në Mucibabë, tashti më pak qëndrojnë veturat e për shqiptarët e Preshevës, të Bujanocit e Medvegjës, komuna e Gjilanit sërish është bërë vend vizite te të afërmit, por edhe vend tregu, ngase sa herë që ata kthehen prej Kosovës, veturat i mbushin plot me harxhin për një javë. Fatmir Hoxha, që drejton Kompleksin në Shtëpinë e Mallrave në Gjilan, ku biznesin e zhvillojnë 15 ndërmarrje tregtare, thotë se konsumatorët më të mirë i patën nga Presheva e Bujanoci, të cilët vinin, blinin rrobe, tekstil e ushqime, por që prej se ishte vendosur taksa ata vinin më rrallë. Sipas Hoxhës, tashti kur është hequr taksa, menjëherë është vërejtur ndryshimi, ngase banorët e Luginës së Preshevës po vijnë më shpesh te të afrimit e tyre dhe po harxhojnë më shumë në Gjilan. Hoxha, thotë se është interes i dyanshëm lëvizja e lirë, ngase banorët nga Lugina e Preshevës po blejnë mallra më të lira në Kosovë, kurse tregtarët kosovarë po bëjnë më shumë tregti. Sipas tij, banorët nga Lugina pos që bëjnë harxhime për gjëra ushqimore, ata blejnë edhe tekstil dhe materiale të tjera. Gjilani gjithmonë ka qenë qendër rajonale, jo vetëm për komunat e Anamoravës, por edhe për ato nga Lugina e Preshevës dhe disa qytete të Maqedonisë. Tashti, kur lëvizja është e lirë, sidomos të shtunave, kur është ditë tregu, vërehet një numër shumë më i madh i qytetareve që vijnë nga jashtë, gjë e cila gjithsesi se është në interes të dyanshëm./Titulli.com/
Çitaku nga Presheva: Shihemi në Prishtinë (foto)
“Çezma e Hysendrisëve”, rikthen shkëlqimin e para 100 viteve (foto & video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration