Ballkani Perëndimor: Detaje për 3 marrëveshjet e samitit të Procesit të Berlinit
Rajoni dhe Politika

Ballkani Perëndimor: Detaje për 3 marrëveshjet e samitit të Procesit të Berlinit

16.Nov.2022 17:44
0

Tri marrëveshjet e nënshkruara nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në kuadër të samitit të Procesit të Berlinit, nuk pritet të fillojnë të zbatohen para dy vjetëve. 

Kjo për faktin se ato fillimisht duhet të ratifikohen në vendet respektive, proces që merr kohë.

“Nga pikëpamja procedurale, ‘Marrëveshja për Njohjen e Kualifikimeve të Arsimit të Lartë’ hyn në fuqi brenda tre muajve pas ratifikimit, ndërsa ajo për ‘Njohjen e Kualifikimeve Profesionale’ mund të zgjasë deri në 18 muaj”, thonë për RTKlive nga Zyra për Bashkëpunim Rajonal.

“Për ‘Marrëveshjen për Lirinë e Lëvizjes’ me letërnjoftime, hyrja në fuqi parashikohet deri në 30 ditë pas ratifikimeve të depozituara”.

Por çfarë në të vërtetë përmbajnë këto marrëveshje të nënshkruara nga kryeministrat e Kosovës, Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi, Bosnje e Hercegovinës e Maqedonisë së Veriut? RTKlive sjell detajet.

Marrëveshja për Njohjen e Kualifikimeve të Arsimit të Lartë

Kjo marrëveshje parashikon vendosjen e rregullave dhe procedurave të përbashkëta për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë.

Bazuar në këtë marrëveshje, kurdo që hyn në fuqi, kjo mundëson lëvizjen e

studentëve dhe stafit akademik në Ballkanin Perëndimor,  bazuar në Konventën e Lisbonës për Njohjen, Procesin e Bolonjës dhe rregullat përkatëse të BE-së.

“Aplikohet në universitetet publike dhe gradualisht do të shtrihet edhe në universitetet private”, shkruan në këtë marrëveshje të siguruar nga RTKlive.

“Përmirëson procedurat duke shkurtuar periudhën e njohjes nga disa muaj ekzistuese në maksimum 14 ditë”.

Më tej si pjesë e kësaj marrëveshjeje, parashikohet edhe vendosja e standardeve dhe procedurave të përbashkëta për njohjen e kualifikimeve si edhe hiqen tarifat ekzistuese për aplikimin e njohjes së kualifikimeve të arsimit të lartë për studentët.

Marrëveshja për Lirinë e Lëvizjes me karta identiteti

Kjo marrëveshje, parashikon lehtësimin e kushteve të udhëtimit dhe marrëdhëniet e mira duke thjeshtuar procedurën administrative për hyrje, transit dhe qëndrim të shkurtër, duke përdorur vetëm kartat e identitetit brenda Ballkanit Perëndimor.

“Siguron trajtim të barabartë të të gjithë qytetarëve në të gjithë rajonin”, shkruan në këtë marrëveshje të siguruar nga RTKlive.

Më tej, në këtë marrëveshje, përcaktohet heqja dorë nga të gjitha regjimet ekzistuese të vizave,  brenda Ballkanit Perëndimor.

“59% e bizneseve në Ballkanin Perëndimor besojnë se udhëtimi në të gjithë rajonin, vetëm me një kartë identiteti, do të jetë i dobishëm për biznesin e tyre”, shkruan në këtë pjesë në marrëveshjes.

Marrëveshja për njohjen e kualifikimeve profesionale për doktorët e mjekësisë, stomatologët dhe arkitektët

Kjo marrëveshje përcakton lehtësimin e lëvizjes së profesionistëve në të gjithë rajonin si edhe mundëson ofrimin e shërbimeve të doktorëve të mjekësisë, stomatologëve dhe arkitektëve, brenda Ballkanit Perëndimor, bazuar në direktivën e BE-së për njohjen e kualifikimeve profesionale.

“Përcakton rregullat kryesore të BE-së për njohjen e kualifikimeve profesionale”, shkruan në këtë pikë të marrëveshjes, duke vendosur edhe zbatimin uniform të rregullave, si dhe krijon terrenin për lëvizjen e profesionistëve në të gjithë rajonin.

“Mbulon tre profesione të rregulluara dhe krijon bazën për negociatat e katër profesioneve të tjera (mami, infermiere, farmaciste dhe kirurgë veterinare) në periudhën e ardhshme”.

Samiti i Procesit të Berlinit është mbajtur me 3 nëntor në Berlin, me pjesëmarrjen e kryeministrave të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor si edhe kancelarit Olaf Scholz dhe zyrtarëve të lartë të BE-së./RTKLIVE/

Rezultati i zgjedhjeve për Këshillin Kombëtar Shqiptar (numri i anëtarëve)
Këshilltarja politike e Kurtit për Preshevë takohet me ambasadorin e Kosovës në Bruksel
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration