Avokati i komunës së Preshevës: Nuk mundë të ketë Mitrovicë Veriore e mos të ketë Kosovë Lindore
Javën e kaluar top temë përveç ,, Murit të turpit,, në Mitrovicë të Kosovës, ishte dhe letra e dërguar Tomisllavit (Kryetar i R. të Serbisë) dhe Z.Aleksandër (Kryeministër i R. të Serbisë)nga ana e Kongresistit republikan në SHBA, Dana Rohrabacher, kryesues i Komitetit për Politikë të Jashtme në Evropë, ku kësaj letre i ishin përgjigjur si në kor i pari se ,,Nuk e japim as Jugun as Veriun,, e ky i dyti se ,, Presheva dhe Mitrovica janë Serbi ,,!Si duket Kongresisti republikan , Dana Rohrabacher, nuk zbulon asgjë të re përveç asaj se çfarë kishin konstatuar që në vitin 1914 komisioni ndërkombëtar i ashtuquajtur Komisioni Karnegi , për pozitën e Rajonit të Luginës së Preshevës dhe Luginën e Vardarit.
Për dëshmi lexuesve të kësaj web faqe dhe të gjithë atyre të interesuarve lidhur me këtë çështje po i sjellim dëshmitë,, faktet dhe dokumentet nga Raporti i këtij Komisioni me anëtar nga Austria, Franca,Gjermania, Britania e Madhe,Rusia dhe SHBA ,në këte përbërje:
Këto dëshmi janë pjesë e dëshmive nga Ky Raport prej mbi 470 faqesh që flasin për dëshmitë , rrethanat, krimet dhe pozitën rajonale të LUGINËS SË PRESHEVËS DHE LUGINËN E VARDARIT, menjëherë pas Luftës së dytë botërore.
Raporti Serbinë e njeh si SERVI. Andaj, si duket Kongresisti republikan , Dana Rohrabacher, nuk kërkon asgjë të re përveç asaj çfarë do duhej të kishte ndodhur që në vitin 1914, nga Komisioni ndërkombëtar kompetent i caktuar enkas për çështjet e Ballkanit, pjesë e së cilës është edhe Lugina e Preshevës. Nuk mundë të ketë Mitrovicë veriore e mos të ketë Kosovë Lindore.
Shkruar nga: Ylber Aliu-Avokat i komunës-Preshevë