Avokati i arrestuar dërgoi në Prokurori kallëzimin penal për keqpërdorim të parave të Qeverisë Kurti për Luginën
Lokale

Avokati i arrestuar dërgoi në Prokurori kallëzimin penal për keqpërdorim të parave të Qeverisë Kurti për Luginën

08.Jun.2023 20:31
0

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit sot ka arrestuar avokatin Hamdi Jashari nga Gjilani, nën dyshimin se i njëjti ka marrë 8 mijë euro nga një klient, të cilit i ka premtuar se ato para do t’ia dorëzojë gjyqtarëve, gjoja se që të nxjerrin vendim në favor të palës së mbrojtur nga ai.

Jashari është edhe avokati i cili ka dorëzuar në Prokurori kallëzimin penal të kryetarit të Preshevës, Shqiprim Arifi mbi keqpërdorimet e fondit të Qeverisë të parapara për Luginën.

Ndryshe, për rastin e fundit, Jashari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe dyshohet për veprën penale “Ushtrim ndikimi”.

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), përkatësisht Sektori për Hetimin e Korrupsionit, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, pas zhvillimit të hetimeve preliminare,  sot më 08.06.2023 ka arrestuar personin e dyshuar H.J., (avokat, mashkull kosovar, viti i lindjes 1985), pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale ‘ushtrim i ndikimit’, thuhet në njoftimin e Policisë.

I dyshuari ka kërkuar dhe pranuar para në shumën prej 8000 (tetë mijë) euro nga një palë në procedurë pranë Gjykatës Themelore në Gjilan me premtimin që këto para i t’ia jap kolegjit të gjyqtarëve, në mënyrë që të njëjtit të nxjerrin vendim në favor të palës se mbrojtur nga i dyshuari.” 

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./GazetaSinjali

Lajçak: Diskutime të gjata me Vuçiqin për situatën komplekse të serbëve në Kosovë
Ambasadori amerikan në Beograd Hill: Kemi probleme me kryeministrin Kurti
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration