Atasheu amerikan mëson të rinjtë bujanocas rreth biznesit
Lokale

Atasheu amerikan mëson të rinjtë bujanocas rreth biznesit

10.Oct.2014 19:52
0
Drew Giblin, atashe për kulturë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, ka qëndruar në Këndin Amerikan në Bujanoc me çrast ka takuar të rinjtë e kësaj komune.

Gjatë takimit me të rinjtë në hapësirat e Këndit, është biseduar rreth nisjes së bizneseve individuale, barrierat e deri tek zhvillimi i një biznesi të suksesshëm, raporton Titulli.

“Ne në Ambasadë dëshirojmë të bashkëpunojmë me të rinjtë për t’i mundësuar përkrahje të ideve të tyre. Arsimimi është i rëndësishëm por i pamjaftueshëm. Duhet ta njohim komunitetin, mundësitë që ka, por edhe të punojmë çdo ditë. Do të dëshironim që kjo të ishte një qendër inovacioni ku studentët nga Bujanoci do të grumbulloheshin për bashkëpunim mes tyre dhe kështu të vijnë tek idetë për fillimin e ndonjë biznesi”, u shpreh atasheu Giblin.

Në takimin e zhvilluar në Këndin Amerikan në Bujanoc, morën pjesë rreth tridhjetë nxënës./Titulli.com/

Kamberi: Lista jonë do të marrë besim më të madh të qytetarëve
Shpallet vendimi për Listën "Koalicioni për të drejtat e shqiptarëve"
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration