Asfaltohet rruga në drejtim të shkollës së mesme në Bujanoc
Po përfundojnë punimet e rregullimit të rrugës e cila shpie te shkolla e mesme "Sezai Surroi" në Bujanoc."Nga një rrugë pa kushtet elementare po shndrrohet në një ndër rrugët më të mira të qytetit", thuhet në njoftimin e kryetarit të komunës së Bujanocit, Shaip Kamberit.
Sipas tij për nevojat e nxënësve të shkollës të cilët më së shumti frekuentojnë në këtë rrugë janë punuar edhe trotuarët.