Asfalt edhe në malet e Tërnocit (Foto)
Në fshatin Mal Tërnoc, të enjten janë shtruar mbi dy kilometra asfalt. Punimet janë zhvilluar nga kompania “Saba Bellça”.
Si shumë fshatra edhe Mal Tërnoci është bërë me rrugë të asfaltuar. Buxhetit të qytetarëve të Komunës së Bujanocit ky asfaltim i ka kushtuar mbi 26,7 milion dinarë, derisa kompania “Saba Bellça” nga Presheva është punëkryese.
Punimet nga afër i ka përcjell drejtori i Drejtoratit për Ndërtim Agim Haliti, i cili i kënaqur ka nënvizuar rëndësinë e kësaj rruge që lidhë këtë fshat me qendrën në Bujanoc, raporton Titulli.com.
Distanca e përgjithshme e rrugës që po përfundohet është 3.2 kilometra, ndërsa punimet kishin filluar vitin e kaluar kur edhe ishte shtruar një pjesë e saj.
Me përfundimin e asfaltimit, fshati Mal Tërnoc do të ketë të përfunduar këtë infrastrukturë në rrugën kryesore të këtij vendbanimi shqiptar të Komunës së Bujanocit. /Titulli.com/