As "100 Vjetori i Pavarësisë" nuk i bashkon shqiptarët në Bujanoc (video)
Lokale

As "100 Vjetori i Pavarësisë" nuk i bashkon shqiptarët në Bujanoc (video)

18.Oct.2012 23:35
0

Në shtëpinë e kulturës në Bujanoc me një ekspozitë dhe komedi janë hapur aktivitetet kulturore me rastin e 100 Vjetorit të Pavarësisë Hapja u bë sot me ekspozitën e piktores Arbenita Kryeziu nga Dardana e Kosovës në të cilën morën pjesë përfaqësues institucional, ndërsa në këtë aktivitet nuk morën pjesë përfaqësuesit e partive shqiptare që janë në opozitë, raporton Titulli. Nga foltorja, të pranishmit i përshëndeti drejtori i i shtëpisë së kulturës, Bajram Fejzullahu i cili tha se ky është manifestimi i parë i tillë në këtë shtëpi të kulturës. “Nga ky moment fillojnë aktivitet kulturore që do të zgjasin deri më 28 Nëntor”, tha mes tjerash drejtori Fejzullahu. Përfaqësuesi i komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, theksoi rëndësinë e këtyre aktiviteteve. “Këto aktivitete organizohen nën patronatin e kryetari të Komunës Nagip Arifit dhe këto organizime bëhen që edhe në këtë 100 vjetor të ndihemi si pjesë e shtetit Shqiptarë”, u shpreh me këtë rast Pajaziti. Arbenita Kryeziu, veprat e të cilës shënuan hapjen e këtyre aktiviteteve kulturore, falënderoi shtëpinë e kulturës dhe stafin organizativ që ia dha këtë mundësi të shpalosjes së punimeve të saj. “Për mua është shumë e rëndësishme që mbajë ekspozitën në Bujanoc. Unë jam studente e vitit të katërt në Universitetin e Prishtinës dhe kam ardhur këtu ta prezantojë një pjesë të punës sime”, u shpreh para të pranishmeve Kryeziu. Një urim për organizimet për 100 Vjetorin e Pavarësisë dhe bashkim të shqiptarëve  e dha edhe drejtuesi i OVL-së së UÇPMB-së në Bujanoc, Edmond Isufi. “Shpresojë që kjo festë të jetë shkak që ne shqiptarët më në fund të bashkohemi ashtu siç deshën dëshmorët tanë, ashtu siç ishte amaneti i tyre, dhe njëherë e përgjithmonë ne të jemi të bashkuar”, tha Isufi.

Pas ekspozitës programi vazhdoi me komedinë “Miu në xhep” nga Teatri “Aleksandër Mojsiu” i Dardanës. “Kemi kaluar shumë mirë dhe kur është për nderë të 100 vjetorit është një ndjenjë e jashtëzakonshme”, theksoi me këtë rast regjisori i kësaj shfaqje Muharrem Hoda. “Përshtypje të veçantë më ka lënë publiku. Po ashtu kam qenë e kënaqur edhe me rolin të cilën ma ka dhënë regjisori, dhe për këtë arsye edhe e kam pranuar këtë rol” ka thënë Festime Korça (në rol Kumria). Rolet e komedisë “Miu në xhep”: Festime Korça (Kumrija), Dashurim Saqipi (Mitati), Marigona Rexhepaj (Xhemilja), Dorlir Canaj (Dalipi), Valentina dhe Blerina Shala (Studente), Amir Mehmeti (Hamidi), Lorik Huruglica (Dani), Albona Rexhepi (Saqidja), Arta Morina (Jalldëzja). Shtëpia e Kulturës në Bujanoc për 100 vjetorin e Pavarësisë, në program ka edhe aktivitete tjera të cilat do të përmbyllen me 28 nëntor./Titulli.com/ http://youtu.be/YxiOt8OimL8
Inkurajohen të rinjtë shqiptar për shërbimin policor në Serbi
Opozita nuk mundi ta rrëzoj Arifin, tani me kërkesa
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration