Artisti nga Presheva,  Rafet Jonuzi hap ekspozitën  personale në Chur të Zvicrës
Lokale

Artisti nga Presheva, Rafet Jonuzi hap ekspozitën personale në Chur të Zvicrës

07.Feb.2020 08:02
0

 Në galerinë “Obertor” të qytetit Chur, Kantoni Graubünden i Zvicrës,  është hapur  ekspozita personale e radhës e artistit Rafet Jonuzi, të njohur me emrin e tij artistik Bardh-I Rafet Jonuzi-T.

Jonuzi, i lndur në Rahovicë të Preshevës, ka krijuar tashmë një emër të respektuar në skenën e arteve në mesin ku jeton, në Bregenz, Austri e më gjerë, shkruan albinfo.ch. Ai ka hapur një numër të madh ekspozitash në Austri, Zvicër e gjetiu dhe për veprën e tij artistike e ka dhënë fjalën e vet edhe kritika artistike në vendet ku ka ekspozuar.

Rafet Jonuzi ka mbaruar Akademinë e Arteve në Prishtinë, në vitin 1986. Nga fillimi i viteve `90 ai është shpërngulur për të jetuar fillimisht në Zvicër dhe tashmë pothuaj dy dekada ka gjetur strehën e tij artistike në qytetin pitoresk austriak, Bregenz, buzë liqenit Bodensee, në afërsi me Zvicrën.

Në vazhdim, një shkëputje nga shkrimi prezantues që galeria “Obertor” i ka bërë ekspozitës së Jonuzit. “Të qëndrosh në njërën nga ato sfera të panumërta, që rrinë pezull në hapësirën e pakufishme, pa ditur prej nga vijnë dhe nga shkojnë, dhe të jesh vetëm njëra nga qeniet e ngjashme të panumërta që shtyhen, shtrëngohen, torturohen dhe transformohen në një kohë pa fillim e fund” .

Në vizatimet me formate të ndryshme Jonuzi tematizon njëherë universin: Shpërthimin parak (Big Bang-un) si një gjendje ende e pa formë, zgjerimin e ngjashëm me diagramin e lumenjve dhe së fundi, lidhjen e botës ireale me atë reale në përqasje me kohën dhe hapësirën tonë. Të ndërtuara në disa shtresa, përpara na shpalosen tani  punimet me laps, tush dhe ngjyra, të krijuara me një akribi prej sizifi, të cilat na e tregojnë një pikëpamje krejt personale të artistit lidhur me lindjen e rregulolit nga kaosi.

Punën  e tij Bardhi e sheh si një lloj shkence. Tek ai nuk ka fillim dhe fund. I kënaqur është në të rrallë, atij i duhet  gjithnjë të japë më tepër. Një artist i palodhshëm në kërkim.

Vernisazhi i ekspozitës është sonte, me fillim në orën 19.00, në galerinë ‘Obertor’ që gjendet në Obere Gasse 54, në Chur. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 18 prill.

I rekomanduar nga Merkel: Ky do të jetë i dërguari special nga BE për bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration