Arsiq: Shqiptarët nga Medvegja nuk duan të bashkohen me Kosovën
Nga përfaqësuesit e shqiptarëve në Asamblenë e Medvegjës dhe askund tjetër, nuk kam dëgjuar se duan të bashkohen me Kosovën, tha i pari i Medvegjës Nebojsha Arsiq.
“Në komunën tonë, serbët janë një shumicë absolute, por nuk ka asnjë intolerancë etnike. Nuk ka kafene “serbe” apo “shqiptare”, njerëzit rrijnë së bashku, përgëzojnë njëri-tjetrin për festat fetare … Ne jemi një shembull se si funksionon një mjedis multietnik, tha ai për Veçernje Novosti, transmeton Klan Kosova.