Arsiq: Problemet ekonomike më të mëdha se ato të sigurisë
Lokale

Arsiq: Problemet ekonomike më të mëdha se ato të sigurisë

03.Aug.2014 02:03
0

Nënkryetari i komunës së Bujanocit, Stojança Arsiq, ka deklaruar se qeveria lokale në këtë komunë përpiqet që të ringjallë ekonominë dhe shtoi se “problemet ekonomike janë më të mëdha se ato të sigurisë”.

 “Sa i përket sigurisë, mundemi me qenë të kënaqur sepse ajo është në nivelin e duhur. Edhe shkalla e kriminalitetit është në rënie. Mirëpo, kur është në pyetje ekonomia, aty janë problemet pak të komplikuara“, tha Arsiq.

Arsiq shtoi se qeverisja lokale tenton që të ringjallë ekonominë, pikë së pari fabrikën “Gumoplastika”.

 “Kemi partner të interesuar për këtë fabrikë. Njëra është firma italiane e cila është seriozisht e interesuar që 180 deri në 200 punëtor përsëri të fillojnë të punojnë”, tha Arsiq. 

Ai gjithashtu tha se në Bujanoc “sektori privat punon pak, ndërsa tek tjerët situata është shumë e rëndë”.

Ai bashkëpunimin në koalicionin qeverisës, të cilin e përbëjnë Partia Demokratike (PD) e Nagip Arifit, Lëvizja për Progres Demokratik (LPD) e Jonuz Musliut, partisë serbe të bashkuar rreth Listës së Qytetarëve, me në krye Arsiqin (URS, SPS, NDS) dhe Partisë Përparimtare Serbe (PPS), e vlerëson si të “mirë” dhe nën “respektimin e principeve të arritura”.

“Po nëse edhe lajmërohet ndonjë problem, ne e zgjidhim me vrap”, thotë Arsiq, shkruan Jugpress, transmeton TK.

Sipas fjalëve të tij, koalicioni i tanishëm ka kujdes rreth investimit të barabartë të parave nga buxheti komunal në mjediset shqiptare dhe serbe.

“Në vitin e kaluar kemi pasur rreth 56 milionë investime nga buxheti lokal në mjediset në të cilat jetojnë serbet”, tha Arsiq. /Titulli.com/

Edhe sot pritje të gjata për të hyrë dhe dalë nga Kosova
Mbi 100 biznese po i promovojnë produktet e tyre në Gjilan, asnjë nga Lugina
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration