Arsiq: Komuna e Medvegjës nuk i përket Luginës së Preshevës, s'ka shkëmbim ?
Kohët e fundit, rastësisht ose me qëllim harrohet se Medvegja nuk është pjesë e Luginës së Preshevës, por në Jabllaninë e Epërme, ka thënë Nebojsha Arsiq, kryetar i komunës së Medvegjës.Në një bisedë për B92.net, ai u shpreh se nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë midis Preshevës dhe Medvegjës dhe se dy komunat janë larg njëra tjetërës 160 kilometra, transmeton Titulli.com.
“Kjo është diçka që them në seancat e Trupit Koordinues për Serbinë e Jugut, që është një çështje gjeografie, e jo politika. Komuna e Medvegjës është në jug të Serbisë, por nuk i përket gjeografikisht në Luginën e Preshevës, por në Jabllaninë e Epërme dhe mbetet në Serbi. E vetmja ngjashmëri me Preshevën dhe Bujanocin është një popullsi e përzier në nivel kombëtar dhe një linjë administrative drejt Kosovës”, theksoi Arsiq.
Ai shton se vëzhgon me kujdes bisedimet dhe spekulimet e Prishtinës dhe Beogradit për shkëmbimet territoriale, por që ka më shumë gjëra prioritare në këtë komunë, transmeton Titulli.com.
“Kur ekipi im dhe unë erdhëm në krye të komunës dy vjet më parë, pamë se problemi më i madh i Medvegjës është ekonomik”,tha Arsiq.
Sipas tij fokusi i administratës komunale është kryesisht i drejtuar në ekonominë e komunës./Titulli.com/