Arrestohet qytetari nga Bujanoci, dyshohet për kontrabandë me njerëz dhe falsifikim
Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Surdulicë, në bashkëpunim me Qendrën Rajonale të Policisë Kufitare drejt Bullgarisë, arrestuan S. F. (1983) nga Bujanoci për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se ka kryer veprat penale të kalimit të paligjshëm të kufirit shtetëror dhe kontrabandës me njerëz dhe falsifikimit të dokumenteve.
Patrulla e policisë kufitare ka gjetur pesë migrantë të parregullt në zonën e Surdulicës, në një veturë Renault të drejtuar nga i dyshuari, thuhet në raportin e policisë, transmeton Titulli.com.
Gjithashtu dyshohet se S. F. kishte patentë shoferi të falsifikuar.
Me urdhër të prokurorit publik në Prokurorinë e Lartë Publike në Vranjë, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe me kallëzim penal do të dërgohet në prokurori./Titulli.com/