Arrestohet i dyshuari për sulmin terrorist me 8 të vdekur në Serbi
Rajoni dhe Politika

Arrestohet i dyshuari për sulmin terrorist me 8 të vdekur në Serbi

05.May.2023 08:53
0

Një person, i cili dyshohet se është organizatori dhe autori i një sulmi terrorist me tetë viktima dhe 13 të plagosur në një seri të shtënash në jug të Beogradit, është arrestuar pas ndjekjes nga Policia serbe, prej orësh të tëra.

 

Detaje ende nuk janë bërë me dije, por dyshohet se ai është një djalë 21-vjeçar, babai i të cilit mund të jetë ushtarak.

Kjo ngjarje vjen vetëm një ditë pas një tjetër sulmi masiv në një shkollë në Beograd, ku u shënua një bilanc tragjik me nëntë të vrarë në kryeqytet, mes të cilëve tetë fëmijë dhe një punonjës sigurimi.

Të shtënat filluan vonë të enjten pranë qytetit të Mlladenovacit kur një sulmues hapi zjarr me një armë automatike nga një automjet në lëvizje dhe më pas u largua, njoftoi televizioni shtetëror RTS.

 

Shtatë nga të plagosurit ndërkaq janë në gjendje kritike.

Efektivët kanë rrethuar fillimisht një zonë ku besohej se ai fshihej, raportoi RTS. Një prani e madhe e policisë në zonë pa në lëvizje helikopterë dhe dronë që fluturonin sipër, ndërsa oficerët kërkonin mes terrenit të vështirë.

Bratislav Gashiç, ministri i punëve të Brendshme, e quajti sulmin “një akt terrorizmi”.

 

Drejtori i agjencisë së inteligjencës BIA, Aleksandar Vulin dhe ministrja e Shëndetësisë, Danica Grujiçiç, raportohet se kanë vizituar të plagosurit në spital.

Të sulmuarit u qëlluan në disa fshatra rreth Mlladenovacit, raportoi transmetuesi RTS, fillimisht në fshatin Dubonë, pastaj Malo Orašje dhe më pas Šepshin.

Raportet lokale sugjeruan se një oficer policie dhe motra e tij ishin në mesin e të vdekurve në Malo Orašje.

Të mërkurën, një student 13-vjeçar qëlloi për vdekje tetë bashkënxënës dhe një roje sigurie në një shkollë fillore në Beograd – një sulm që tronditi vendin ballkanik.

Policia e identifikoi autorin e së mërkurës si Kosta Keçmanoviç dhe tha se ai kishte qenë nxënës në shkollë që nga viti 2019. Ata thanë se ai kishte përdorur dy armë të babait të tij për të shtënat dhe mund të kishte planifikuar sulmin për një muaj.

Shefi i policisë së Beogradit, Veselin Miliq, bëri se adoleshenti kishte gjithashtu dy bomba me benzinë dhe “bëri një listë të fëmijëve që kishte planifikuar t’i vriste dhe klasat e tyre”. Milić identifikoi nxënësit e vdekur si shtatë vajza dhe një djalë të lindur midis 2009 dhe 2011.

Keçmanoviq është shumë i ri për t’u përballur me akuza penale dhe do të vendoset në një institucion psikiatrik. Janë arrestuar po ashtu edhe prindërit e tij.

Të shtënat e dyta kanë ndodhur teksa Serbia po përgatitet për tri ditë zie, duke filluar nga mëngjesi i së premtes.

Të enjten, mijëra u rreshtuan për të vendosur lule, ndezur qirinj dhe për të lënë lodra jashtë shkollës për të përkujtuar viktimat e sulmit të së mërkurës.

Homazhet përfshinin grumbuj lulesh, arinj pelushi të vegjël, topa futbolli. Një elefant lodër gri dhe rozë u vendos pranë gardhit të shkollës së bashku me mesazhet e pikëllimit dhe këpucët e baletit të një vajze vareshin nga gardhi.

38 operatorë firmosin marrëveshjen për uljen e tarifave roaming BE-Ballkani Perëndimor
Qeveria serbe njofton për ashpërsimin e masave për posedimin e armëve
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration