Arrestohet 18 vjeçari nga Presheva, po trafikonte 22 afganë
Lokale

Arrestohet 18 vjeçari nga Presheva, po trafikonte 22 afganë

21.Dec.2014 14:38
0

Policia e Nishit ka arrestuar të dielën një person me iniciale A. I. (18-vjeçar) nga Presheva, për arsye të dyshimit se transportonte shtetas të Afganistanit në një furgon "Peugeot" me targa të Beogradit.

Sipas policisë së Nishit, në furgon u gjetën 22 shtetas të Afganistanit, kurse në ulësen e bashkudhëtarit gjendej një fëmijë nga Presheva.

Dyshohet se A. I. ka kryer veprën penale të trafikimit të palejuar të kalimit të kufirit shtetëror dhe kontrabandës me njerëz, shton policia, transmeton lajmi.net.

Të dyshuarit 18-vjeçar i është shqiptuar masa e ndalimit policore prej 48 orësh, derisa fëmija që e shoqëronte ate është dërguar në Entin për Edukim të Adoleshentëve, njofton policia. /Titulli.com/

Striptiz baret në Bujanoc pa leje pune
Zyra e Luginës në Kosovë me njerëz profesionist dhe jo të dështuar (Video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration