Armend Aliu: Koha të ndërtojmë një ALTERNATIVË të re politike në Preshevë
Lokale

Armend Aliu: Koha të ndërtojmë një ALTERNATIVË të re politike në Preshevë

16.Aug.2020 22:36
0

Armend Aliu, zëvendës kryetari i Alternativës për Ndryshim përmes një deklarate për opinion njofton se largohet nga ky subjekt politik dhe se do të ndërtojë një ALTERNATIVË të re politike në Preshevë.

Ky është postimi i tij i plotë: 

Të nderuar qytetarë të Komunës së Preshevës

Ka kohë që jeni të informuar për dallimet në mendim dhe distancimin tim publik nga funksionimi i pushtetit lokal. Konfliktet e pandërprera dhe të panevojshme me të gjithë akterët e politikës sonë lokale, filluar nga qasja ndaj këshilltarëve të APN-së dhe themeluesve të kësaj partie politike, mospërfillja e partnerëve të koalicionit si dhe gjuha denigruese e përdorur me partitë opozitare kombinuar kjo me moskokëçarje për nevojat e qytetarëve kanë mbajtur kuvendin komunal në kriza të njëpasnjëshme si dhe ekzekutivin në një paralizë që pastaj ka rezultuar me mungesë të plotë të rezultateve.

Alternativa për Ndryshim ka 1 vit që ka filluar procesin e brendshëm zgjedhor, nëndegët kanë mbaruar zgjedhjet në fund të vitit 2019, kemi edhe kryesi të re të degës së APN në Preshevë, dhe po të përfundonin më kohë zgjedhjet e kryesisë së përgjithshme do të kishim mundësi më të mira për konsolidim dhe për rezultate gjë e cila nuk ka ndodhur dhe as që pritet të ndodhë.

I vetëdijshëm që Presheva nuk e ka luksin për aventura politike, kam heshtë dhe kam bart faje e përgjegjësi që nuk më kanë takuar duke mos dashur që të bëhem shkaktarë për kalkulime politike brenda kuvendit komunal, sepse besoj që legjitimitetin për të udhëhequr e jep populli me votë.

Cilido që të jetë epilogu i situatës së krijuar sot, pas dorëheqjes së kryetarit të kuvendit, qoftë zgjedhje të reja apo shumicë tjetër, përmes kësaj deklaratë ju njohtoj që unë rrugëtimin politik nga sot do ta bëj i pavarur.

Kemi mjaftueshëm kohë që të ndërtojmë një ALTERNATIVË të re politike në Preshevë, që do të funksionojë në mënyrë të plotë DEMOKRATIKE dhe denjësisht do të përfaqësojë interesat SHQIPTARE.

“Kemi përgjegjësi me e bë Preshevën më të mirë”

Armend Aliu,  zëvendës kryetari i Alternativës për Ndryshim 

Kjo është makina që do zgjidhë përgjithnjë 'hallin' e njerëzve
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration