Arifi: Vuçiç na dha 1,3 milion euro, unë po mësoj serbisht
Lokale

Arifi: Vuçiç na dha 1,3 milion euro, unë po mësoj serbisht

28.Nov.2016 00:53
0
Shqiprim Arifi, kryetar i komunës së Preshevës i ftuar në Report Tv u shpreh se Lugina tashmë ka përmirësuar marrëdhëniet me Serbinë, ndërsa qeveria për herë të parë ka akorduar fond një fond prej 1,3 milionë eurosh.

Ai u shpreh se situata në vend është shpresëdhënëse ndërsa shtoi se në kuadër të një komunikimi sa më të frytshëm është duke mësuar edhe gjuhën serbe.

Arifi vlerësoi Unionin e kryetarëve dhe pasi ka vizituar kantieret e ndërtimit në Tiranë u shpreh se po bëhet një punë fantastike për një Tiranë evropiane.

I pyetur nëse ka diçka konkrete në infrastukturë që mund të lidhë shtet shqiptare në të gjithë rajonin ai tha se ka një eksperiencë specifike në marrëdhëniet me Serbinë, tipar ky që e ka bërë vendin ekstremist kreativ për zgjidhjen e problemeve.

Sa i përket marrëdhënieve me qeverinë shqiptare dhe Kosovën , Arifi u shpreh se ka kontakte të vazhdueshme dhe se në të ardhmen problemet do të jenë më konkret në mënyrë që edhe zgjidhja të jetë e tillë.

 

Sot ndihemi shqiptarë dhe jo kosovarë, preshevarë, ....!
Festa e ndaluar!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration