Arifi: Votimi në Medvegjë nuk mund të ndalet
Pas 7 orë pritjeje në pikëkalimin kufitar, që lidh Kosovën me Serbinë, banorët e Medvegjës që jetojnë në Kosovë janë lejuar të hyjnë në territorin e Serbisë.Ata në orës 7:00 të mëngjesit ia kanë mësyrë Medvegjës për të votuar në zgjedhje lokale, por nuk janë lejuar nga Polica serbe me arsyetimin se kanë probleme me sistemin e regjistrimit të të dhënave.
Pas disa orë pritjesh, qytetarët në shenjë proteste janë përplasur me policinë serbe, por kjo e fundit ka arritur t’i kthejë mbrapa në territorin e Kosovës. Ata janë vizituar nga përfaqësues të subjekteve politike në Luginën e Preshevës, të cilët së bashku me përfaqësuesit e Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare kanë ndërhyrë në lirimin e rrugës.
Kryetari i Komunës së Bujanovcit, Nagip Arifi ka deklaruar se shqiptarët nuk mund t’i bojkotojnë zgjedhjet në Medvegjë. Kjo pasi, siç ka thënë ai, listat figurojnë dhe një pjesë e vogël kanë dalë në votim.
A,i pasi vizitoi pikë-kalimin Mutivodë, tha se autobusët po kalojnë, por pala serbe është duke i ngadalësuar.