Arifi: Statusi i Luginës nuk duhet ta dëmtojë Kosovën
Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, në një intervistë për "Kohën Ditore", debatin aktual për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën e cilëson kaotik.hotë se Lugina duhet të trajtohet në negociata, porse jo ta dëmtojë Kosovën. Sipas tij, është mirë që kjo çështje po futet në agjendë, porse kërkon maturi në deklarimet e politikanëve, shkaku i të papriturave që mund ketë procesi i fazës finale të negociatave ndërmjet Kosovës e Serbisë. Sikurse edhe liderë të tjerë të Luginës, ai kundërshton që kjo çështje të negociohet parcialisht. E cilëson pozitën e shqiptarëve në Luginë diskriminuese, teksa Serbinë e Milosheviqit dhe të Vuçiqit i konsideron të njëjta në terren.
Kërkon që Lugina ta ketë një përfaqësues të saj në negociatat e Brukselit. Jo si kusht, por si standard demokratik, dhe kërkon më shumë angazhim dhe ndihmë nga Kosova e Shqipëria.
E ruan njëfarë rezerve ndaj rezultatit të procesit në të cilin supozohet se mund të diskutohet statusi i Luginës, ndaj e cilëson veten “optimist realist”. Ndërkaq beson në seriozitetin e idesë së promotorit të bashkimit të Luginës me Kosovën.