Arifi shpall fitoren: Serbia tani ka punë më të rinjtë e jo pleqtë e Preshevës (video)
Kryetari i APN-së, Shqiprim Arifi shpalli fitoren në zgjedhjet lokale në Preshevë, duke thënë se nga sot Serbia ka punë më të rinjtë e Preshevës dhe jo Pleqtë e Preshevës.Ai u shpreh para masës së tubuar se do të punojë me standarde gjermane.
“APN në këto zgjedhje cementon, betonon që është partia më e fuqishme në krejt Luginën e Preshevës. Po hapet një kapitull i ri, të cilin po mendojmë se qytetari jonë e ka pranuar. Ne sot duhet të mendojmë edhe për humbësit. I ftojmë për paqe dhe jemi zemërgjërë. I falim ata pa asnjë mëdyshje. Të gjithë. Pa asnjë dallim. Qellimi jonë është Presheva dhe nuk ka asnjë gjë tjetër me rëndësi. Të ecim para”, është shprehur Arifi.
Sipas tij këto zgjedhje tregun se shpijfa nuk mjafton dhe se duhet pasur program.