Arifi para takimit me ambasadorin amerikan Hill: Do të flasim edhe për Marrëveshjen e Ohrit, ku Lugina s’u përfshi
Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, të martën do të takohet me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill.
Arifi i tha gazetës Express se ambasadorit gjerman do t’ia shprehë brengën që shqiptarët e Luginës mbetën të papërfshirë në Marrëveshjen e fundit mes Kosovës dhe Serbisë, e arritur më 18 mars në Ohër.
“Normalisht që do ta shtrojmë në bisedë me ambasadorin çështjen e diskriminimit dhe pasivizimit të adresave të shqiptarëve. Gjithashtu do të diskutojmë edhe mbi situatën politike, lidhur me marrëveshjen që është arritur, ose në thonjëza është arritur në Ohër, ku ne shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk jemi të përfshirë në të”, tha ai.
Arifi tha gjithashtu se me ambasadorin Hill do të flasin edhe për “pjesë të cilat lidhen edhe me projekte të ndryshme me Ambasadën”.