Arifi: Për zgjedhje lokale nuk përjashtojmë askënd si partner të ardhshëm koalicioni
Lokale

Arifi: Për zgjedhje lokale nuk përjashtojmë askënd si partner të ardhshëm koalicioni

23.Feb.2016 10:41
0
Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, ka dhënë një intervistë për gazetën e përditshme beogradase "Politika" në të cilën ka folur për zgjedhjet e ardhshme lokale e parlamentare dhe tema tjera aktuale.

“Nuk e di a do të marr pjesë Partia Demokratike (PD), të cilën e udhëheq unë, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Kryesia ende nuk ka marr vendim, dhe sa e di unë, as partitë tjera shqiptare nuk janë prononcuar lidhur me këtë”, ka thënë Nagip Arifi për gazetën “Politika”, transmeton Titulli.com.  

“Para dy viteve nuk kemi marr pjesë, në përjashtim të Partisë për Veprim Demokratik. Deri më tani nuk ka asnjë marrëveshje ndërmjet partive rreth listës së përbashkët eventuale, duhet të grumbullohen 10.000 nënshkrime, dhe kjo është e vështirë”, ka vazhduar më tej Arifi.

Në pyetjen rreth daljes në zgjedhje lokale, Arifi ka thënë se në këto zgjedhje do të marrin pjesë të vetëm, ndërsa pas zgjedhjeve janë të mundshëm koalicionet paszgjedhor.

“Të gjithë partitë shqiptare dalin, në zgjedhje do të marrim pjesë të vetëm, e pas zgjedhjeve do të shohim, janë të mundshëm koalicionet paszgjedhor me të gjithë ata programi i të cilëve është i pranueshëm për ne. Nuk e përjashtojmë askënd  si partner të ardhshëm koalicioni. Nuk jemi në marrëdhënie të këqija me asnjë parti”, ka theksuar Nagip Arifi, kryetar i komunës së Bujanocit dhe i PD-së./Titulli.com/

"Balona" e parë e shqiptarit fluturoi nga kodrinat e Zarbincës së Bujanocit
Pagat dhe pasuria e liderëve të Luginës së Preshevës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration