Arifi nga Tirana: Përballemi me sfidat e Preshevës
Kryetari i organit të përkohshëm të Preshevës Shipërim Arifi, i ftuar në studion e Report tv, ka folur për progresin që ka pësuar komuna e Preshevës.Gjatë intervistës ka folur për për problemet dhe sfidat që po përballet si ekonomia dhe emigracioni dhe se është investuar për të krijuar një zonë indrustiale ku është bërë progres në këtë aspekt.
"Një sfidë për ne është rritja e emigracionit, shumë qytetarë të kësaj komune janë larguar për shkak të vështirësive ekonomike. Ne jemi duke punuar për të përballuar çdo vështirësi dhe sfidë", u shpreh Arifi.
Sipas tij, baza e ekonimisë në Preshevë është biznesi i mesëm, ata kane perballuar veshtiresitë ekonomike.
Ai tha se një tjetër kontribut në zhvillimin e ekonomisë ka dhënë diaspora duke investuar në shumë sektorë kyç, duke i dhënë zhvillim ekonomisë dhe punësimeve të reja.
Arifi u shpreh se një tjeter kontribut ka dhenë diaspora duke investuar dhe jane heronjët tanë të dytë dhe se se një lider i vertet i fuqizon qytetarët.