Lokale
Arifi dhe Mustafa në konferencë ndërkombëtare në Turqi
Kryetarët e dy komunave shqiptare të Luginës sot kanë udhëtuar për në Turqi për të marrë pjesë në konferencën ndërkomunale Ballkanike dhe të Euro-Azisë.
Arifi para nisjes ka thënë se në Turqi udhëton me synimin e përfitimit të komunës së Bujanocit nga kjo konferencë, transmeton RTB.
Ai ka theksuar se gjatë kësaj konferencë do të paraqesë planin strategjikë zhvillimor të komunës së Bujanocit, ndërsa do të kërkojë edhe fonde që do të ndihmonin zhvillimin e komunës së Bujanocit.
Një mision tjetër që ka marrë me vete i pari i komunës është edhe binjakëzimi i Bujanocit me ndonjë komunë të Turqisë.
Arifi, para udhëtimit për në Turqi, sot takoi edhe drejtoreshën e Institutit për kërkime Ballkanike Gyzle Jasin, e cila u njoftua për situatën në Luginë, ndërsa përfaqësuesja e këtij institute ishte e interesuar edhe për mënyrën e bashkëpunimit të Turqisë me komunën e Bujanocit.
Për në konferencën ndërkombëtare përveç Arifit udhëtoi edhe kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa dhe kryetarë të komunave tjera nga Serbia, Kosova dhe Maqedonia./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!