Arifi dhe Musliu pritën në Bujanoc kryebashkiakun e Tiranës, Velija (foto)
Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi dhe zëvendës kryetari Shqiprim Musliu kanë pritur kryebashkiakun e Tiranës, Erion Velijaj dhe delegacionin e tij.
"Kënaqësi e veçantë që sot me vizitën e tij në Bujanoc më nderoi një vëlla si kryebashkiaku i Tiranës z. Erion Veliaj. Me z. Veliaj biseduam për tema që preokupojnë qytetarët tanë, kurse theks të posaçëm i dhamë zhvillimit ekonomik, respektivisht pengesat për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik", ka shkruar mes tjerash Arifi.