Arifi dhe Aliu shpallen ambasador të paqës
Federata botërore e paqës, organizatë me seli në New York, e themeluar nga OKB ka shpallur ambasador të paqës Shqiprim Arifin dhe Armend Aliun nga Alternativa për Ndryshim."Ky emërim vjen si rezultat i punës sonë në themelimin e Alternativës për Ndryshim, për ndryshimin e sjellur në Preshevë dhe për aktivizimin e të rinjëve në promovimin e një mentaliteti të ri politik", thuhet në njoftimin e kryetarit të APN-së, Shqiprim Arifi.
Ai është shprehur se këtë titulli e ka pranuar në emër të të rinjve të Luginës së Preshevës të cilët çdo ditë luftojnë bashk kundër mentalitetit të vjetër politik i cili na dëmton çdo ditë e më shumë./Titulli.com/