Arbnor Fejzullahu në Serinë A, lojtar i Veronës
"Arbnor Fejzullahu është i shitur, por unë dua ta mbaj akoma në ekip", kështu është shprehur presidenti i Partizanit, Gaz Demi, në fund të muajt gusht. Ardhja e presidentit të Veronës, Mauricio Seti, si i ftuar në ndeshjen Partizani-Kukë- si, mësohet se ka përcaktuar edhe destinacionin e ri të mbrojtësit të Partizanit.Burime të ndryshme kryesisht pranë klubit të kuq bëjnë me dije se Arbnor Fejzullahu është lojtar i Veronës dhe se tani mbetet të zbulohen termat financiarë të transferimit të lojtarit në klubin e Serisë A, si dhe koha e largimit të tij, shkruan "Panorama Sport".
Me shumë gjasa, 22-vjeçari do të përshëndetet me “demat” gjatë merkatos së janarit, por nuk përjashtohet mundësia që Partizani ta mbajë si të huazuar deri në përfundim të kampionatit.
Presidenti Demi, ndonëse prononcohet pak për mediat, gjithnjë ka folur me superlativa për mbrojtësin që debutoi me Kombëtaren në miqë- soren me Francën. Demi ka pohuar se Fejzullahu meriton një klub me emër dhe, në kuadër të bashkëpunimit me Hellas Veronën, pritet që lojtari nga Bujanoci të bëhet pjesë e futbollit italian. /Titulli.com/