Aprovohet reablansi i buxhetit të komunës së Bujanocit prej 30 milion dinarë
Kuvendi komunal i komunës së Bujanocit ka aprovuar rebalansin e buxhetit prej 30 milion dinarë.Kryetari i komunës së Buanocit, Shaip Kamberi duke folur për rebalancin tha se qëllimi i rritjes është destinuar për financimin e bujqësisë dhe bizneseve lokale, shkruan Titulli.com.
Këshilltarët patën debat të zbehtë rreth kësaj teme ndërsa u kërkua që të jepen sqarime rreth shpenzimeve që kanë bërë administrata komunale.
Me aprovimin rebalansit të ri, komuna e Bujanocit ka buxhet prej afro 970 milion dinarë.
Nga këshilltarët tjerë u fol se brenda vitit është i mundur edhe një rebalans i ri nëse vijnë donacione dhe mjetet të cilat do të shfrytëzohen për projekte kapitale/Titulli.com/