Apple zbulon një algoritëm të ri enkripimi për iMessage për tu mbrojtur nga kompjuterët kuantikë
Shkencë dhe teknologji

Apple zbulon një algoritëm të ri enkripimi për iMessage për tu mbrojtur nga kompjuterët kuantikë

04.Mar.2024 08:55
0

Apple ka nisur lançimin e një përditësimi të platformës së komunikimit me tekst iMessage për tu mbrojtur nga teknologjitë e ardhshme të thyerjes së enkriptimit. 

Protokolli i ri, njohur si PQ3, është një sinjal tjetër se kompanitë teknologjike Amerikane po përgatiten për zhvillime të mëdha në kompjuterët kuantikë të cilët mund të bëjnë metodat ekzistuese të mbrojtjes së komunikimit të përdoruesve të pavlefshme.

“Më shumë sesa thjeshtë zëvendësim i algoritmit të vjetër me një të ri, kemi rindërtuar protokollin kriptografik të iMessage nga e para,” shkruante Apple në një postim në publikuar ditën e Mërkure. 

“Protokolli i ri zëvendëson plotësisht atë ekzistues këtë vit.”

Gjiganti i iPhone thotë se algoritmet e saj të enkriptimit janë më modernet dhe nuk ka gjetur prova që tregojnë se janë sulmuar ndonjëherë me sukses. 

Ende qeveritë e vendeve dhe shkencëtarët janë të shqetësuar se me shpikjen e kompjuterëve kuantikë, makineritë e avancuara mund të dobësojnë në mënyrë dramatike këto masa mbrojtëse.

Vitin e kaluar një hetim i Reuters eksploronte garën SHBA-Kinë për kompjuterët kuantikë ku Uashingtoni dhe Pekini po investojnë në kërkime por edhe në standarde të reja enkriptimi./PCWorld Albanian/

Marrin deri në 2500 euro në muaj, Zvicra votoi për shtimin e pensioneve
Prezantohet “unaza inteligjente”, monitoron rrahjet e zemrës dhe problemet me gjumin
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration