Anglia hedh së shpejti në treg testet me antitrupa për Covid-19
Trupi dhe shëndeti

Anglia hedh së shpejti në treg testet me antitrupa për Covid-19

27.Mar.2020 08:57
0

Testet me antitrupa për të kuptuar nëse njerëzit e kanë kaluar apo jo koronavirusin e ri (Covid-19) pa shfaqur asnjë shenjë apo simptoma të lehta klinike do të shiten së shpejti në internet në Angli.

Sharon Peacock, drejtor i Shërbimit Kombëtar Infektiv, në fjalën që mbajti në Parlamentin Britanik tha se ata kanë blerë 3,5 milionë teste të tilla dhe “brenda disa ditëve” qytetarët do të kenë mundësi t’i blejnë testet në internet.

Testet e antitrupave, ndryshe nga testet e antigjenit që diagnostikojnë virusin aktual në trup, ofrojnë mundësinë për të kuptuar nëse ka pasur apo jo zhvillim të imunitetit tonë pasi jemi infektuar me virus.

Me anë të këtij testi Anglia përpiqet të sigurojë që ata që janë infektuar me virus por e kanë kaluar atë pa e ndjerë ta mësojnë këtë dhe të shkojnë në punë pa ndjerë ndonjë shqetësim apo frikë nga virusi.

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration