Amina Nuraj koordinon Këshillin Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar, ky është numri i shqiptarëve aty?
Amina Nuraj, udhëheq zyrën e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar, shkruan Titulli.com.
Sipas përfaqësuesve të këtij institucioni zyra e hapur më 22 nëntor të vitit 2023 përkonte me Ditën e Kongresit të Alfabetit Shqip.
Sipas rezultateve të regjistrimit në vitin 2022 në zonën e gjashtë komunave të Sanxhakut janë regjistruar 233.091 banorë, nga të cilët 150.941 janë deklaruar si boshnjakë, 62.478 si serbë dhe 6.433 si myslimanë, përcjellë Titulli.com.
Në këtë pjesë të rajonit të Sanxhakut jetojnë 335 goranë, 250 shqiptarë, 247 jugosllavë, 21 hungarez, 19 maqedonas, 13 bullgarë, 4 gjermanë dhe 2 vlleh./Titulli.com/