Amerikanët e parë vaksinohen më 11 dhjetor kundër Covidit
Trupi dhe shëndeti

Amerikanët e parë vaksinohen më 11 dhjetor kundër Covidit

23.Nov.2020 10:00
0

Qytetarët amerikanë do të mund ta marrin vaksinën Clovid-19 më shpejt nga sa ishte menduar.

Sipas shefit të programit të vaksinave kundër koronavirusit në ShBA, Moncef Slaoui, vaksinimi i qytetarëve amerikanë do të mund të fillojë më 11 dhjetor.

Ai bëri me dije planin  që të “dërgojë vaksina në vendet e imunizimit brenda 24 orësh” pasi një vaksinë të miratohet.

 

Të premten kompania farmaceutike “Pfizer” paraqiti një kërkesë në Administratën e Ushqimit dhe Barnave, për ta kërkuar autorizimin e përdorimit emergjent të vaksinës, derisa një komitet këshillimor i vaksinave të FDA-së pritet të takohet më 10 dhjetor.

Slaoui tha se kjo do të thotë se në qoftë se miratohet vaksina, ajo do mund të aplikohet të nesërmen. 

Ekspertët kanë thënë fillimisht se nuk do të ketë vaksina të mjaftueshme për të gjithë.

Vaksinimi pritet së pari t’i përfshijë punonjësit e kujdesit shëndetësor, të moshuarit dhe njerëzit me sëmundje shoqëruese.

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration