Ambulanca nuk po hapet, kanalizimi po përmbysë pronat private (Foto & Video)
Lokale

Ambulanca nuk po hapet, kanalizimi po përmbysë pronat private (Foto & Video)

03.Oct.2015 12:35
0
Kanë kaluar dy vite nga ndërtimi i objektit të ambulancës në fshatin Letovicë, ndërsa banorët e këtij vendbanimi shqiptar ende nuk po mund të shfrytëzojnë shërbimet shëndetësore.

Premtimi i dhënë gjatë fushatë zgjedhore në komunë të Bujanocit, shumë shpejtë është realizuar pjesërisht nga qeverisja e tanishme lokale, pasi qytetarët edhe matej nuk po munden të shfrytëzojnë asnjë shërbim.

Godina e ambulancës është ngritur në qendër të fshatit, përballë xhamisë, mirëpo sipas drejtoreshës së Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc, Lela Jovanoviq, ky objekt e ka të vështirë të marrë statusin e ambulancës apo stacionit shëndetësor.

Jovanoviq thotë se kjo çështje, dy tre vitet e fundit, është shtruar disa herë në Kuvend dhe po diskutohet rreth saj.

“Ne kemi objektin në fshatin Letovicë, por fillimisht objekti nuk është i pajisur me aparaturë, pasi është vetëm objekti në mure dhe pa kushte të punës, dhe si pikë e dytë, Letovica, sipas numrit të banorëve, nuk mund të fitojë as statusin e ambulancës e as të stacionit shëndetësor”, ka thënë drejtoresha Jovanoviq për portalin informativ Titulli.com.

Ajo thotë se do të mund të bëhet diçka për Letovicën, mirëpo kuadri që do të punësohej dhe pajisja e objektit me aparaturë nuk do të mund të bëhet përmes Fondit,  këtë ngarkesë do të duhet ta marrë komuna.

Problemi i hapjes së ambulancës në këtë fshat të banuar me shqiptarë, disa herë është shtruar në Kuvendin Komunal. Përderisa nuk është gjetur një zgjidhje pozitive, letovicasit që për një shërbim mjekësor bëjnë dhjetëra kilometra, kërkojnë edhe një angazhim më serioz të dy përfaqësuesve të tyre në asamblenë komunale.

VIDEO

 

Problemi me kanalizimin

Fshati Letovicë për disa vite ka të shtrirë rrjetin e ujërave të zeza. Kyçjet e fundit në këtë rrjet po shkaktojnë probleme të cilat deri më sot nuk kanë gjetur zgjidhje.

Edhe pse Ekrem Xhemaili që nga 22 shtatori ka kërkuar ndihmën e institucioneve përgjegjëse, ende nuk po merr përgjigje për zgjidhjen e problemit me ujërat e zeza që po vërshojnë pronën e tij.

Për ujërat fekale të shumë shtëpive të lidhura në rrjet, të cilat po përfundojnë në oborrin e shtëpisë, ai ka njoftuar ndërmarrjet publike “Komunalinë”, “Drejtoratin për Ndërtim”, si dhe Inspektoratin Komunal e Këshillin Komunal.

“Para disa ditësh  në fshatin tim në Letovicë një lagje është kyçur në rrjetin kryesor të kanalizimit, i cili për momentin nuk është funksional, pasi që për 200 metra, për shkaqe objektive, ka mbetur pa përfunduar dhe dalje nuk ka”, shkruan qytetari i dëmtuar, me familjen e tij tetë anëtarëshe.

Sipas Ekrem Xhemailit, problemi është shfaqur me kyçjen në rrjet të 20 e më shumë shtëpive dhe tani rrjeti i kanalizimi është bllokuar, duke përfunduar ujërat e zeza në oborrin e tij.

“Kjo gjendje po më shkakton probleme nga kundërmimi i erërave të këqija dhe drojë se mund të vije deri te ndonjë epidemi e paparashikuar”, shprehet i shqetësuar ky banor.

Ai kërkon zgjidhje urgjente, ndërsa thekson se deri më sot nuk ka marrë ndihmën e kërkuar nga institucionet komunale./Titulli.com/

Ekspozitë mbarëkombëtare e fotografisë, Luginën e përfaqëson Krenari (Foto)
Pionierët e KF Tërnocit fitues të turneut (Foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration