Ambasadori Zvicrës në Serbi, Philippe Guex flet për shqiptarët e Luginës së Preshevës (video)
Philippe Guex, Ambasadori Zvicrës në Republikën e Serbisë dhe Malit të Zi gjatë konferencës së mbajtur në Bujanoc ka folur për pozitën shqiptare në Serbi, integrimin në institucionet shtetërore, gjendjen në zhvilimin ekonomik e shumë çështje tjetra.Ai gjatë konferencës në të cilën janë prezantuar hulumtimet dhe rekomandimet me temën “Integrimi i Shqiptarëve në Luginë të Preshevës (mos) implementimi i marrëveshjeve qeveritare lidhur me Luginën e Preshevës” të organizuar nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut në Bujanoc është shprehur së pajtohet me rekomandimet që janë nxjerrur nga kjo platformë.
“Unë nuk dyshojë se këto rekomandime do të jenë të mira për vazhdimin e dialogut mes qeverisë së Serbisë dhe përfaqësuesve shqiptar politik nga Lugina e Preshevës”, tha mes tjerash ambasadori Philippe Guex, shkruan Titulli.com.
Sipas tij sukseset në punën e konferencës duhet të vazhdojnë edhe në të ardhmen./Titulli.com/