Ambasadori Keef dhe Shaip Kamberi të lumtur për takimin me "Miqtë e jugut" në Beograd (video)
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Beograd, Denis Keef është pritur në kabinetin e kryetarit të komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi dhe u njoftua për gjendjen aktuale në të këtë rajon.Sipas Kamberit temë diskutimi ishte edhe plani shtatë-pikësh i dorëzuar në qeverinë e Serbisë në qershor të vitit 2013 nga pala shqiptare me kërkesat dhe nevojat e qytetarëve shqiptarë në Luginë të Preshevës.
Ai theksoi së do të jetë pjesë e takimit së bashku me përfaqësues tjerë të komunës së Preshevës dhe Medvegjës me grupin joformal “Miqtë e Jugut” në Beograd dhe gjatë takimit është vërejtur një atmosferë relaksuese për këtë takim.
“Theks të veçantë ka pasur sundimi i ligjit si dhe respektimi i të drejtave të pakicave gjatë bisedës ku i është kërkuar një angazhim më i madh nga ana e ndërkombëtarëve për realizimin e synimeve dhe të drejtave të pakicave”, tha Kamberi në konferencën për media./Titulli.com/