Ambasadori i ri amerikan në Serbi viziton për herë të parë Preshevën
Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Kajl Rendolf Skat, ka vizituar sot për herë të parë komunën e Preshevës, ku u takua me kryetarin e komunës, Ragmi Mustafën.Në këtë takim bashkëbiseduesit kanë diskutuar për situatën aktuale politike në vend, krizën e refugjatëve, tekstet mësimore,si dhe hapjen e vendkalimit kufitar Miratoc- Llojan, thuhet në një postim të kryetarit Mustafa në rrjetin social facebook.
Gjithashtu në takim kryetari Mustafa ka shprehur besimin e tij në vlerësimin që pritet ta jep faktori ndërkombëtar lidhur me zhvillimet në vend.
“Nga ana ime u shpreh skepticizmi se Qeveria e Republikës së Serbisë fatkeqësisht nuk interesohet për pozitën e shqiptarëve në Luginë të Preshevës”, ka thënë Mustafa.
Ambasadori amerikan Kajl Rendolf Skat takimin e parë në Serbi e realizoi në komunën e Preshevës. Ai u nda i kënaqur me takimin duke premtuar se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në të ardhmen, thuhet gjithashtu në postim./Titulli.com/