Ambasadori i OSBE-së në Serbi, Jan Braathu publikon aktivitetin e vizitës në Bujanoc
Ambasadori i Misionit të OSBE-së në Serbi, Jan Braathu ka përmbyllur vizitën në komunë të Bujanocit.
OSBE ka publikuar aktivitetin në Facebok:
Së bashku me Ambasadorin amerikan, Christopher Hill, Shefi i Misionit të OSBE-së në Serbi Jan Braathu dhe Zëvendës Shefja e sapoemëruar e Misionit Carolina Hidea vizituan sot Serbinë jugore.
Vizita përfshiu diskutime me bashkëbiseduesit kryesorë lokalë, përfshirë Nagip Arifin, kryetar i komunës së Bujanocit; Nevzad Lutfiu, Kryetar i Keshilli Kombëtar Shqiptar; Nenad Mitroviq, ushtrues detyre i drejtorit të Shërbimit të Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë; dhe Shaip Kamberi, deputet i Kuvendit Kombëtar.
Bisedat u fokusuan në zbatimin e Planit Shtatepikesh (7PP) dhe sigurimin e punësimit në institucionet publike. Ambasadorët theksuan nevojën që komunat multietnike të kenë qeverisje multietnike në përputhje me parimet e OSBE-së.
Vizita e përbashkët pasqyron përkushtimin e Misionit të OSBE-së në Serbi dhe SHBA-së. Ambasada në Beograd për të arritur progres në zbatimin e 7PP.