Ambasadori i OSBE-së Andrea Orizio qëndroi në Bujanoc, bashkëpunimi mundë të rritet
Lokale

Ambasadori i OSBE-së Andrea Orizio qëndroi në Bujanoc, bashkëpunimi mundë të rritet

30.Nov.2016 18:59
0
Ambasadori i Organizatës për Siguri dhe Bashkpunim Evropian në Serbi, Andrea Orizio i shoqëruar me stafin e tij dhe ambasadorin e Delegacionit të BE-së Majkëll Davenport ka zvilluar takime me përfaqësues politik institucional në Bujanoc.

Ai tha se është vizita e parë e tij në këtë rajon pas marrjes së detyrës së re dhese kishte kënaqësinë të takohet më të zgjedhurit këtu, shkruan Titulli.com.

“Ne jemi gati të vazhdojmë bashkëpunimin dhe të rrisin produktivitetin e këtij baskëpunimi. Kemi takuar gjithashtu edhe palët e interesuar në fakultetin ekonomik të Suboticës në Bujanoc ku është vlerësuar se investimi ishte i duhur në zhvillimin e këtij vendi”, tha Andrea Orizio në Bujanoc.

Ndërsa kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi për gazetarë është shprehur se ambasadori Orizio u njoftua edhe për interesimin dhe gatishmërinë e përfaqësuesëve politik për të vazhduar dialogun rreth Planit 7-pikësh dhe për t'u implementuar obligimet e marra nga Qeveria.

Sipas tij integrimi i shqiptarëve në institucionet publike u prezentua si interes i veçant, për implementimin e të cilit do të punohet pandërprerë.

Derisa gjatë takimit të palëve të interesuara në fakultetin ekonomik në Bujanoc nga pala shqiptare u kërkua përfaqësim më i lartë i studentëve dhe profesorëve shqiptarë në këtë paralele dhe rritja e numri i studentëve të regjistruar në buxhet aty është diksutuar edhe formimi i degëvë të reja.

Siç ka mësuar Titulli.com gjatë këtij takimi është biseduar në mënyrë serioze edhe hapja e degëve të reja brenda këtij kampusi universitar si ai i drejtësisë, mjekësisë, inxhinierisë dhe të tjerë.

Ky delegacion i OSBE-së dhe BE-së do të qëndrojë edhe gjatë ditës së Enjte në Preshevë edhe Bujanoc./Titulli.com/

Beteja e humbur publike e opozitës në Luginë të Preshevës
Emigrantët në Preshevë të kënaqur me kushtet dhe mikpritjen
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration